Rusët sulmojnë një autokolonë me vetura civile, raportohet për viktima

Një autokolonë civile me vetura që shkonte për të marrë të afërmit e tyre që përpiqeshin të largoheshin nga territori i pushtuar rus u granatua pranë qytetit të Zaporizhzhia të enjten në mëngjes, duke shkaktuar të paktën 23 të vdekur dhe shumë të lënduar.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan një skenë të tmerrshme me të vdekur dhe të plagosur të shtrirë në rrugë gjersa kolona u godit disa herë, raporton theguardian.

Të paktën një krater ishte i dukshëm në imazhet e tjera që tregonin makina që kishin marrë fuqinë e plotë të shpërthimit.

Guvernatori i rajonit të Zaporizhzhia, Oleksandr Stryuk, tha në një deklaratë se “Armiku filloi një sulm ndaj një kolone civile dhe në periferi të qytetit. Njerëzit qëndronin në radhë për t’u nisur në territorin e pushtuar për të marrë të afërmit e tyre dhe për të shpërndarë ndihma. Ka të vdekur dhe të plagosur. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje”.

Sulmi erdhi në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin duhej të nënshkruante zyrtarisht një deklaratë që aneksonte pjesë të Ukrainës së pushtuar pas referendumeve të rreme nga forcat pro-okupatore.

Në orët para sulmit, Rusia nisi sulme në disa qytete duke përfshirë qendrën e qytetit të afërt të Dnipros. 

https://twitter.com/nexta_tv/status/1575737275052589056?s=20&t=SOA7ilCBsI4B0RpkfJ-8rA
Go to TOP