Vjelja e ullinjve i merr jetën dy personave në Shqipëri, u rrëzuan nga pema teksa mblidhnin prodhimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Vlorë, ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga pema ku po mblidhte ullinj.

Viktima me iniciale L. V., banues në fshatin Bestrovë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Po ashtu gjatë paradites së sotme në Ksamil, një 62-vjeçar ka humbur jetën, pasi u rrëzua aksidentalisht nga pema ku po mblidhte prodhimin.

Edhe një tjetër person, 58 vjeçar sot është rrëzuar nga pema që po krasiste në lagjen “Pavarësia” të Vlorës dhe i njëjti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për ngjarjet e ndodhura.

Lexoni të plotë njoftimin e policisë:

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Go to TOP