Ukraina akuzon ushtarët rusë për plaçkitjen e gati 40 muzeve

Pushtimi rus i Ukrainës po shoqërohet me shkatërrimin dhe plaçkitjen e vendeve historike dhe thesareve në shkallë industriale, thonë zyrtarët.

Muzetë tani po prezantojnë kopje në vend të disa prej artefakteve të tyre më të çmuara. /rel/

Një diademë e artë, e zbukuruar me gurë të çmuar nga mjeshtrit rreth 1500 vjet më parë, ishte një nga artefaktet më të vlefshme në botë nga sundimi i Attila Hunit, në shekullin V. Punëtorët e fshehën diademën Hun dhe qindra thesare të tjera në shkurt, kur trupat ruse sulmuan qytetin jugor, Melitopol. Por, pas disa javë kërkimesh të përsëritura, ushtarët rusë zbuluan bodrumin e fshehtë të ndërtesës, ku stafi i kishte çuar objektet më të çmuara të muzeut.
Një diademë e artë, e zbukuruar me gurë të çmuar nga mjeshtrit rreth 1500 vjet më parë, ishte një nga artefaktet më të vlefshme në botë nga sundimi i Attila Hunit, në shekullin V.

Punëtorët e fshehën diademën Hun dhe qindra thesare të tjera në shkurt, kur trupat ruse sulmuan qytetin jugor, Melitopol. Por, pas disa javë kërkimesh të përsëritura, ushtarët rusë zbuluan bodrumin e fshehtë të ndërtesës, ku stafi i kishte çuar objektet më të çmuara të muzeut.
Muzeve të Ukrainës tani u duhet të përdorin kopje të objekteve, siç është kjo kopje e një kapele të artë ceremoniale nga shekulli IV para erës së re, një thesar i lashtë nga varri i një mbreti skith që është ekspozuar në Muzeun e Thesareve Historike në Kiev.
Muzeve të Ukrainës tani u duhet të përdorin kopje të objekteve, siç është kjo kopje e një kapele të artë ceremoniale nga shekulli IV para erës së re, një thesar i lashtë nga varri i një mbreti skith që është ekspozuar në Muzeun e Thesareve Historike në Kiev.
Ose në raste të tjera, ato ekspozonin hiçgjë. Kur forcat ruse kërkuan, pa sukses, të rrethonin kryeqytetin, Natalia Panchenko, drejtoresha e Muzeut të Thesareve Historike të Ukrainës në Kiev, jetoi në muze me shpresën për të siguruar artefaktet e tij. “Ne kishim frikë nga pushtuesit rusë, sepse ata shkatërrojnë gjithçka që mund të identifikohet si ukrainase”, tha ajo.
Ose në raste të tjera, ato ekspozonin hiçgjë.

Kur forcat ruse kërkuan, pa sukses, të rrethonin kryeqytetin, Natalia Panchenko, drejtoresha e Muzeut të Thesareve Historike të Ukrainës në Kiev, jetoi në muze me shpresën për të siguruar artefaktet e tij.

“Ne kishim frikë nga pushtuesit rusë, sepse ata shkatërrojnë gjithçka që mund të identifikohet si ukrainase”, tha ajo.
Një kopje e diademës së artë që daton nga shekulli i IV para erës së re është ekspozuar në Muzeun e Thesareve Historike në Kiev.  Sipas Panchenkos, shumë prej objekteve të muzeut janë zhvendosur dhe kopjet tani zënë vendet e tyre të mëparshme. "Këto gjëra ishin të brishta. Ato mbijetuan qindra vjet", tha ajo. "Ne nuk mund ta duronim mendimin se ato mund të humbnin."
Një kopje e diademës së artë që daton nga shekulli i IV para erës së re është ekspozuar në Muzeun e Thesareve Historike në Kiev. 

Sipas Panchenkos, shumë prej objekteve të muzeut janë zhvendosur dhe kopjet tani zënë vendet e tyre të mëparshme.

“Këto gjëra ishin të brishta. Ato mbijetuan qindra vjet”, tha ajo. “Ne nuk mund ta duronim mendimin se ato mund të humbnin.”
Një tjetër kopje e një artefakti antik nga shekulli IV para erës së re, i ekspozuar në Kiev. Ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, në një intervistë për AP-në, pretendon se ushtarët rusë kanë plaçkitur mijëra artefakte nga rreth 40 muze në Ukrainë.
Një tjetër kopje e një artefakti antik nga shekulli IV para erës së re, i ekspozuar në Kiev.

Ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, në një intervistë për AP-në, pretendon se ushtarët rusë kanë plaçkitur mijëra artefakte nga rreth 40 muze në Ukrainë.
Vizitorët duke shikuar një kopje të Kraharorit të artë, një thesar i lashtë që nga shekulli IV që u gjet në varrin e një mbreti skith, i ekspozuar në Muzeun e Thesareve Historike në Kiev. Tkachenko tha se grabitja dhe shkatërrimi i vendeve kulturore ka shkaktuar humbje të vlerësuara në qindra miliona dollarë. "Qëndrimi i rusëve ndaj trashëgimisë kulturore ukrainase është një krim lufte", tha Tkachenko për AP-n.
Vizitorët duke shikuar një kopje të Kraharorit të artë, një thesar i lashtë që nga shekulli IV që u gjet në varrin e një mbreti skith, i ekspozuar në Muzeun e Thesareve Historike në Kiev.

Tkachenko tha se grabitja dhe shkatërrimi i vendeve kulturore ka shkaktuar humbje të vlerësuara në qindra miliona dollarë.

“Qëndrimi i rusëve ndaj trashëgimisë kulturore ukrainase është një krim lufte”, tha Tkachenko për AP-n.
"Këto janë gjetje të lashta. Këto janë vepra arti. Janë të çmueshme", tha Oleksandr Symonenko, kryekërkues në Institutin e Arkeologjisë të Ukrainës duke shtuar se: "Nëse kultura zhduket, është një fatkeqësi e pariparueshme".
“Këto janë gjetje të lashta. Këto janë vepra arti. Janë të çmueshme”, tha Oleksandr Symonenko, kryekërkues në Institutin e Arkeologjisë të Ukrainës duke shtuar se: “Nëse kultura zhduket, është një fatkeqësi e pariparueshme”.
Aktualisht, Qeveria e Ukrainës dhe mbështetësit e saj perëndimorë që e furnizojnë me armë, janë të fokusuar kryesisht në mposhtjen e Rusisë në fushën e betejës. Por, edhe kur të kthehet paqja, ruajtja e koleksioneve ukrainase të artit, historisë dhe kulturës do të jetë gjithashtu jetike, në mënyrë që të mbijetuarit e luftës të mund të fillojnë luftën tjetër: rindërtimin e jetës së tyre.
Aktualisht, Qeveria e Ukrainës dhe mbështetësit e saj perëndimorë që e furnizojnë me armë, janë të fokusuar kryesisht në mposhtjen e Rusisë në fushën e betejës. Por, edhe kur të kthehet paqja, ruajtja e koleksioneve ukrainase të artit, historisë dhe kulturës do të jetë gjithashtu jetike, në mënyrë që të mbijetuarit e luftës të mund të fillojnë luftën tjetër: rindërtimin e jetës së tyre.
Go to TOP