UEFA dënon Shakhtar dhe AEK Larnaca

UEFA ka gjobitur klubet Shakhtar Donetsk dhe AEK Larnaca për sjellje diskriminuese të tifozëve në ndeshjet e UEFA Europa Conference League kundër Crystal Palace.

Klubi qipriot AEK Larnaca u dënua me 50 mijë euro gjobë dhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme evropiane në shtëpi, për shkak të thirrjeve të tifozëve gjatë ndeshjes së muajit mars.

Ndërkohë, Shakhtar Donetsk u gjobit me 30 mijë euro për një pankartë të ndaluar të shfaqur në gjysmëfinalen e parë të luajtur në Krakov të Polonisë. Klubi ukrainas mori edhe një gjobë shtesë prej 4 mijë eurosh për ndezje të fishekzjarrëve.

Finalja e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do të luhet më 27 maj në Leipzig.


Go to TOP