U prezantua rrejshëm si polic dhe ekspozoi një thikë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një burrë që u prezantua rrejshëm si policë, si dhe për ekspozim të thikës.

Sipas policisë, thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 25.03.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë. Thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP