Kosova U19 zhvillon ndeshjen vendimtare – synohet fitorja ndaj Sllovenisë për kualifikim në Kampionatin Evropian

Jo vetëm Përfaqësuesja A, por edhe ajo U19 e Kosovës do të zbres sot në fushë për një ndeshje shumë të rëndësishme.

Kosova U19 është duke luajtur në ‘Elite Round’ ku po kërkojnë kualifikimin dhe ndeshja e sotme do të zhvillohet përballë nikoqirëve të Sllovenisë.

Dardanët e trajnerit Adil Maliqi do të zbresin në fushë me fillim nga ora 12:00 në një ndeshje që nuk varet vetëm rezultati i tyre për kualifikim, por duhet presin edhe nga dueli tjetër një rezultat të favorshëm.

Pas dy ndeshjeve të para, Kosova U19 ka një fitore dhe një humbje duke zënë vendin e dytë me tre pikë, një më pak se Spanja, derisa Austria ka gjithashtu tre pikë dhe Sllovenia tanimë pa gjasa me vetëm një pikë.

Për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian, Kosova duhet të fitoj ndaj Sllovenisë dhe të pres që në duelin tjetër Austri U19 – Spanjë U19, spanjollët mos të marrin fitore.

Go to TOP