“U përpoq të abuzonte seksualisht me mua para se të vriste Sabinën!” Flet ish-bashkëshortja e shqiptarit, Koci Selamaj

Ionela Gherghisan ka hedhur akuza të tjera të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, shqiptarit Koci Selamaj, për të cilin thotë se ka tentuar ta mbysë disa herë para se të vriste Sabina Nessa-n.

Por 45-vjeçarja tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë që Selamaj do të kryente një krim kaq të tmerrshëm. Gherghisan, e cila jetonte në Eastbourne me Selamajn, tani është kthyer në vendlindjen e saj, Rumani.Në një prononcim për Daily Mail ajo ka thënë: Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët për t’i thënë familjes së Sabinës, sepse jam po aq e tronditur nga ajo që bëri ai sa edhe ata. Edhe unë kam një vajzë 26-vjeçare dhe mund të ndjejë dhimbjen e tyre. Kam shumë dhimbje në zemër dhe ndihem shumë e vetmuar pa asnjë ndihmë. Më vjen shumë keq që kaq shumë njerëz u lënduan për shkak të tij. Nuk e kam besuar kurrë se ai ishte në gjendje të vriste.’

Gherghisan, sanitare dhe belly dancer, tha se Selamaj u bë njeri tjetër dhe i dhunshëm disa javë para vrasjes. Ajo iku nga shtëpia gushtin e kaluar pasi ai e sulmoi sepse nuk i kishte hapur telefonin teksa ndodhej në punë.

Kishte raste kur kisha frikë të qëndroja në të njëjtën shtëpi me të sepse kisha frikë për jetën time. Ai u përpoq të më mbyste tre herë, por hera e fundit ishte kur u tmerrova më shumë. Ai erdhi në shtëpi nga puna dhe më vuri duart në qafë, duke më bërtitur, ‘Pse nuk u përgjigje në telefon?’ Isha në shtrat, e tronditur. Ai më pas më lëshoi, por nuk kërkoi falje. Unë isha viktima e tij e parë, por diçka e ndaloi të më vriste.”-ka treguar ajo.

Dyshja më pas kishin kontakte të kufizuara deri në ditën e vrasjes kur Selamaj i kishte kërkuar të bënin marrëdhënie seksuale në parkimin e makinave në Eastbourne ku ajo punonte. Gherghisan ka thënë: Ai ishte shumë i shqetësuar dhe i padurueshëm dhe nuk e kisha parë kurrë të tillë. Pashë një shishe alkooli në makinën e tij dhe ndjeva erën në frymën e tij. Ai nuk ishte i dehur, por sillej shumë çuditërisht. Ai u përpoq të bënte marrëdhënie seksuale me mua në makinën e tij, por unë thashë jo, kështu që ai u largua dhe unë u ktheva në punë.”

Ajo u kthye në shtëpi më 25 shtator – tetë ditë pasi kishte vrarë Sabina Nessa dhe një natë para arrestimit të tij. “E vetmja gjë që ishte e çuditshme ishte se ai kishte këpucë të reja, dhe ai rrallë i ndërronte këpucët. I blen të reja vetëm kur i prishen ato që ka.”

Gherghisan tha Selamajn e takoi në një lavazh shqiptar. Çifti u martua në nëntor 2018 pas shumë presioneve nga Selamaj. Duke u martuar me Gherghisan, ai do të kishte mundësi të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar. Gherghisan tha: ‘Ai u martua me mua për letrat. Më tha në mënyra të ndryshme. Mbaj mend që nëntë muaj pasi filluam një lidhje, ai më bëri presion për martesë, duke thënë se nëse e doja, duhej të martohesha me të.”

Go to TOP