U ngujua bashkë me fëmijët nga burri, rrëfehet gruaja në Tiranë: Na rrihte prej 12 vitesh
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi ditën e djeshme mbarë opinionin publik ditën e djeshme.
Gjergj Laçi mbajti të ngujuar gruan dhe dy fëmijët e mitur për 6 vite rresht.
Bashkëshortja ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve te mitur, dhe së fundmi i ka mbajtur të gjithë të mbyllur ne shtëpi, duke i kërcënuar të mos dilnin jashtë.
Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shume stres dhe frikë. Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte të dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dilte as deri tek oborri i shtëpisë private, thuhet në dosje.
Mes të tjerash mësohet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi asnjë prej tyre nuk punonte, ndërsa banesa nuk kishte energji elektrike për shkak të mospagimit të saj.
Sipas gruas, burri i saj paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi para disa vitesh e kishte parë teksa fshihte në një gropë në oborr lëndë eksplozive dhe municione. 52-vjeçari rezulton të jetë me precedentë penale, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, në vitin 2013 krim për të cilin kishte bërë dy vite burg. Po ashtu thuhet se ai mbante një automatik te koka e krevatit të tij.
Në dosje thuhet se radikali së fundmi kishte filluar që të frekuentonte shumë xhaminë dhe sa herë që shkonte aty merrte me vete librin e shenjtë “Kuranin”. Ndër të tjera, gruaja ka dëshmuar se nuk kishte asnjë komunikim me fqinjët dhe se nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e saj dhe të burrit.

