U mbajt festivali i poezisë “Guri i Plakës”

Organizuar nga Asociacioni i Letrarëve dhe Artistëve Art Club “Rifat Kukaj” në ambientet e restorant “Guri Plakës” u mbajt festivali i poezisë “Guri i Plakës” me krijues mërgimtarë.

Përveç orës letrare me poezi nga konkursi letrar, ekspozitës se piktorit Visar Sylaj, pikave muzikore nga Grupi Artistik “Drenica”, u bë edhe përurimi i librit “Thesari Kombëtar 11”, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë të Suedisë “Papa Klementi 11 Albani”.

Juria në përbërje: Nexhat Rexha, Nebih Bunjaku dhe Halil Xani., ndau këto çmime: Vendi i parë Selvete Abdullahu me poezinë “Himni i lirisë”, shifra “Prometheus”;

Vendi dytë, Ajet Shala, poezia “Këshillat e Rifat Kukës”, shifra “Ashahja”;

Vendi tretë, Ramë Oraca, poezia “Rekuiem për shpresën”, shifra “Guri i Plakës” dhe

Çmimi për vepër jetësore “Krijuesi i Diasporës” iu nda shkrimtarit Dibran Demaku.

Ky manifestim u mbështet financiarisht nga Shoqata Kulturore “Migjeni” në Boras të Suedisë dhe DKRS Drenas. /Kosova.info/

Go to TOP