U kap duke vozitur nën masë mbrojtëse, 23-vjeçari gjobitet me 500 euro, 5 pikë negative dhe i konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meqë i njëjti është kapur duke drejtuar veturën, edhe pse kishte masë mbrojtëse me të cilën i ndalohej drejtimi i automjetit.

Ai është gjobitur me pesëqind euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Go to TOP