“U bë e tepërt, më është lodhur shpirti” – Gani Gërmia i zhgënjyer kërkon të largohet pas videos që iu publikua në spektakël

Gani Gërmisë i është publikuar një video gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë), për të cilën mbeti i habitur dhe i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë.

Atij iu prezantua një klip, ku bie në kontradikta me fjalët dhe veprimet në këtë reality shou.

Pas klipit, gazetari e humoristi tha se është i zhgënjyer dhe se dëshiron ta lë menjëherë garën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e kam asnjë fjalë të vetme për këtë video-montazh. Ishte kënaqësi ky reality shou, jam i zhëgnjyer për këtë video. Unë e lë këtë reality shou këtu”, u shpreh ai.

Ganiu vazhdoi: “U bë e tepërt, më është lodhur shpirti. Gjithçka përfundoi prej anës time. Sinqerisht nuk ka vend për diskutim më andej. Unë këtu i ndaj rrugët për banorët”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai tha se të gjithë kanë video të tilla, por që e falënderon produksionin për videon që iu dedikua.

“Dua t’i kërkoj falje, audiencës, publikut që po më ndjek. Dua të vij në studio t’ua marrë hallallin”, theksoi mes tjerash ai. 

Go to TOP