Turpi

Shkruan: Besim XANI

Vetëm kombet që kanë kurajë për autokritikë dhe guxim të bëjnë humor me vetveten kanë ecur përpara përndryshe, mburrja e lavdërimi janë fatale për një komb, thotë “Kafka i dytë i Evropës” Ismail Kadare. Për fat të keq, kombi ynë ka zgjedhur të dytën. Parulla “O sa mirë të jesh shqiptar!” është raciste e turpshme. Shikojini këto mbeturina në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë – nëpër pyjet e Evropës nuk mund t’i gjesh kështu e lëre më në kryeqytetet evropiane. Duhet pranuar se jemi një komb i papërgjegjshëm themi “jemi kombi më i lashtë në Evropë”, “jemi komb evropian”… por ku ka një komb evropian që i lë mbeturinat në oborrin e shtëpisë? Është e rrezikshme profecia e Kadaresë se asgjë nuk është e përjetshme madje as kombet, Kombet që nuk dinë të rindërtojnë vetveten, të mirëmbahen me traditë, ndërgjegje e ligje të fuqishme një ditë mund të zhduken, siç ka ndodhur me shumë kombe të tjera në botë, thotë Ismail Kadare! Qytetërimi është ndërgjegje, punë, dituri e atdhedashuri, që për fat të keq te ne nuk gjenden, mjaft më me mburrje! Ta bëjmë sistemin arsimor tepër serioz, që të krijojmë jo vetëm profesionistë të fushave të ndryshme, por të formojmë qytetarë e jo të bëjmë humor me shkollimin, ku nuk dihet kush bën shkollim serioz e kush bën humor me të. Origjina e të gjitha të këqijave rezulton nga degradimi i arsimit, që nga çerdhet e deri te universiteti. Sokrati i Greqisë antike thotë: “Në botë ka vetëm një të keqe që quhet padituri, dhe një të mirë që është dituria.” Ai, para 2,500 vjetësh, pasi u dënua me vdekje dhe pati mundësinë të ikë, nuk pranoi tha: “Kështu ka vendosur ligji i Athinës, dhe unë do ta respektoj.” Çfarë fatkeqësie! Sot kryeministri i vendit ftohet nga prokuroria speciale për korrupsion, por nuk pranon të shkoj të dëshmojë, jo vetëm kaq, por i fyen “Le të guxojnë të vijnë të më arrestojnë!” Ky është qytetërimi ynë, që u bë përrallë duke u lavdëruar pa asnjë vlerë. Turp, turp, turp!


Go to TOP