Turistja norvegjeze vdiq në Shqipëri

Një turiste norvegjeze ka vdekur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Siç njofton policia, 83 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por pavarësisht ndihmës së parë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas organeve të rendit, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Hetimet kanë nisur rreth këtij rasti, për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut vdekjes së turistes norvegjeze.

Go to TOP