Turisti britanik në kujdes intensiv pas sulmit nga peshkaqeni në ishullin e Karaibeve

Një turist britanik ndodhet në terapi intensive pasi u sulmua nga një peshkaqen në Trinidad dhe Tobago.

Kjo bëri që qeveria të mbyllte shtatë plazhe dhe një park detar përgjatë bregut veriperëndimor të ishullit të Karaibeve, shkruan Sky News.

Kryesekretari Farley Augustine tha se viktima ishte një britanik 64-vjeçar.

“Ka pësuar lëndime të rënda në krahun, kofshën dhe stomakun e tij, por është në gjendje të qëndrueshme”, tha ai.

Peshkaqeni dem, sipas Shtëpisë së Asamblesë së Tobagos, ishte 8-10 metra i gjatë dhe dy metra i gjerë.

Go to TOP