Turbullira në kanalin Ibër-Lepenc shkakton çrregullime në furnizimin me ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se, për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër-Lepencit si pasojë e punimeve teknike, po shfaqen herë pas here probleme në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) Shkabaj.
Si rezultat, është çrregulluar furnizimi me ujë në disa zona të Fushë Kosovës, ndërsa ndikime të përkohshme pritet të ketë edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.
KRU “Prishtina” njofton se gjendja është duke u stabilizuar, ndërsa impjantet Albanik dhe Badoc janë duke punuar me kapacitete maksimale. /Kosova.info/
