Tuchel thotë se ra në kurth kur foli për Haalandin

Thomas Tuchel pretendon se ai “ra në një kurth” kur tregoi se Chelsea diskutonte rregullisht një tentim për të transferuar Erling Haalandin.

Gjermani më parë sugjeroi që Blutë të zhvillonin bisedime javore mbi transferimin e yllit të Borussia Dortmundit.

Megjithatë, duke folur tani, trajneri deklaroi se komentet e tij duhej të ishin si sipërfaqësore, por pranoi se konteksti i fjalëve të tij ka të ngjarë të japë përshtypjen e gabuar në fund.

“Kam ra në një kurth”, ka thënë Tuchel kur reflektoi mbi fjalët e tij. “Kam marrë një çmim në Gjermani, një çmim nga një gazetë. Ata më dhanë këtë çmim dhe më pyetën për një lojtar”.

“Normalisht, nuk flas kurrë për lojtarë të tjerë, sepse thjesht nuk flas kurrë. Ne po argëtoheshim pak a shumë dhe duhet ta kisha ditur më mirë”.

“Sepse duke u tallur me këtë dhe duke qenë një djalë i mirë për t’iu përgjigjur një pyetjeje… duke marrë këtë çmim bëj shaka me një sulmues të dyfishtë me Romelu [Lukakun] në tetor dhe bëhet sikur kemi bërë një ofertë. Ky ishte konteksti. Por, duhet ta kisha ditur më mirë”.

Më parë, ish-trajneri i Paris Saint-Germain tregoi se Haaland ishte një objektiv prioritar  kur diskutoi çështjen me Bild pas çmimit të tij të lartpërmendur.

“Ne folëm për Erling Haaland disa herë, duke përfshirë edhe gjatë afatit kalimtar”, deklaroi ai. “Por, më pas u duk absolutisht joreale dhe aspak e realizueshme”.

Go to TOP