Tuchel kërkon t’i qetësojë tifozët për afatin kalimtar: Duam një mbrojtës dhe një sulmues, por nuk jam i shqetësuar

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjen me Tottenhamin, ku është ndalur në strategjinë e klubit në afatin kalimtar.

Tifozët e Chelseat janë shqetësuar për afatin kalimtar, pasi gjatë verës janë larguar disa nga lojtarët kryesor të sezonit të kaluar, ndërsa kanë ardhur pak.

“Do të ishte mirë të kishim edhe një mbrojtës tjetër dhe ndoshta edhe një sulmues, megjithatë nuk jam i shqetësuar dhe nuk duhet të jenë as tifozët”.

“Ne kemi nevojë për futbollistë, por do të blejmë vetëm nëse jemi 100% të bindur që mund të na shërbejnë, pasi nuk duam të gabojmë më në afatet kalimtare, duke shpenzuar miliona për lojtarë që luajnë pak”.

“Gjithsesi edhe kështu, ekipi është konkurrues dhe këtë mund ta them me siguri unë që punoj çdo ditë me këta djem”, ka thënë Tuchel. 

Go to TOP