Stoltenberg telefonon Ramën pas sulmeve kibernetike: NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bisede telefonike me Kyreministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një mesazh në Twitter, Stoltenberg tha se me Ramën ka diskutuar për sulmet e fundit kibernetike ndaj Shqipërisë, të cilat i atribuohen Irani.

Stoltenberg shtoi se NATO do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përballimin e këtyre sulmeve.

“NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, ka shkruar Stoltenberg. 

Go to TOP