Truss e deklaron Macronin shok pas dilemave nëse e kishte ose jo

Kryeministrja britanike Liz Truss e quajti presidentin francez Emmanuel Macron “mik” derisa njoftuan për planet e tyre për të punuar së bashku gjatë takimit të parë të një klubi të ri politik të kombeve europiane.

Truss, gjatë fushatës së saj për postin e kryeministres, kishte refuzuar të tregonte nëse presidenti francez ishte “mik apo armik”.

Presidenti francez tha se shpresonte për një “fazë të re” në marrëdhëniet pas Brexit.

Udhëheqësit nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Norvegjia dhe Ballkani u takuan në Komunitetin e parë Politik Europian në Pragë të enjten, shkruan BBC.

Ata diskutuan energjinë, migracionin dhe sigurinë, me një fokus të veçantë në luftën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli përmes një video-lidhje.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë përplasur për disa çështje gjatë viteve të fundit, duke përfshirë kalimet me anije me emigrantë në Kanal, një pakt ushtarak midis Britanisë, SHBA-së dhe Australisë, si dhe masat e Brexit që përfshijnë Irlandën e Veriut.

Go to TOP