Trupat libaneze tërhiqen nga kufiri izraelit

Trupat libaneze u tërhoqën nga kufiri me Izraelin vonë të hënën, pasi një pushtim tokësor nga Izraeli dukej i pashmangshëm, vetëm disa ditë, pasi Izraeli vrau kreun e grupit të armatosur libanez Hezbollah në një përshkallëzim të tensioneve rajonale.

Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Reuters se pozicionimi i trupave izraelite sugjeroi se një inkursion tokësor mund të ishte i pashmangshëm.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant u tha krerëve të këshillit lokal në Izraelin verior se faza tjetër e luftës përgjatë kufirit jugor të Libanit do të fillojë së shpejti dhe do të mbështesë qëllimin për të sjellë në shtëpi izraelitët që kanë ikur nga raketat e Hezbollahut gjatë gati një viti luftë kufitare.

Go to TOP