Trupat e KFORIT në romanin “Ti”

“Trupat e KFOR-it u futën edhe me këmbësori në të gjithë territorin e Kosovës. Dielli sërish ka lindur mbi shpresat e njerëzve të vuajtur, të cilët mezi e prisnin kthimin nëpër shtëpitë e tyre të djegura, që dukeshin si gërmadha. Serbët, teksa tërhiqeshin, vazhdonin të bënin krime të vrisnin civilë në formë tinëzare. Serbët nuk e pranonin disfatën dhe ngitnin tre gishtërinj, derisa në fytyrë vërehej mllefi dhe dhimbja për këtë vend.  Kosova tashmë fërgëllonte nga Dielli, e nxehtësia edhe mua m’i përvëlonte faqet dhe ndjeva ca bulëza djerse të më grumbulloheshin mbi vetulla. Ishte ky Diell i shpresës që rrezatonte mbi uniformat e ushtarëve ndërkombëtarë dhe UÇK-së.  Kurse unë isha i mbytur mes zhurmës së valëve brenda meje…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Go to TOP