Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Kosova ka fituar tri medalje ë Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo, që është mbajtur këtë fundjavë në Shkup.

Xhudistja Laurinë Gashi e ka siguruar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në të njëjtën kategori, Sidorela Dodaj e ka fituar medaljen e bronztë, ndërsa Enise Zijade ka siguruar po ashtu medalje të bronztë, por në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar ekipin e Kosovës për paraqitjen.  “Urime dhe suksese të mëtejme”, ka shkruar kjo organizëm. 


Go to TOP