Tregu i gjelbër në Prishtinë vazhdon të mbetet përplot me mbeturina

Tregu i gjelbër në Prishtinë vazhdon të mbetet i mbushur me mbeturina.

Tash e disa javë, pjesa brenda tregut të gjelbër në kryeqytet është e mbushur me mbeturina, deri më tani, nuk është marrë ndonjë veprim për t’i hequr.

Qytetarët thonë se jo vetëm që kjo situatë është e papranueshme, por ndikon edhe në imazhin e kryeqytetit.

Sipas tyre, kjo gjendje ndikon edhe në shëndet.

Në përgjigje të mëhershme për RTK-në nga AKP-ja, thuhet se heqja e mbeturinave është përgjegjësi e qiramarrësve që të mirëmbajnë por edhe të paguajnë shërbimet e pastrimit.

Edhe në një letër dërguar qiramarrësve, është theksuar se në rast të mungesës së mirëmbajtjes dhe keqmenaxhimit të hapësirave të marra, mund të ndërpritet kontrata e qirasë.

Go to TOP