Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në Stapanicë të Klinës.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Sipas Gashit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45, të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në QMF dhe janë liruar më pas.

Go to TOP