Tre persona të lënduar në një vetaksident në Prizren

Një vetaksident trafiku ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Adem Jashari” Në Prizren.

Rastin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se nga ky aksident, tre persona, ngasësi dhe dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas tij, ngasësi i veturës ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.

Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike.


Go to TOP