Travis Barker rezulton pozitiv për COVID-19 vetëm dy muaj pasi u shtrua në spital për pankreatit

Travis Barker ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bateristi i Blink-182 – i cili u shtrua në spital dy muaj më parë ndërsa luftoi me pankreatitin – u ka dhënë fansave një tjetër përditësim mbi shëndetin e tij dhe zbuloi se është kontraktuar me coronavirus.

Krahas një fotoje pa këmishë duke luajtur daulle në një tavolinë, ai shkroi në Instagram: “COVID-i ju mbyt”.

Fansat kanë qenë të menjëhershëm duke i kërkuar që të kujdeset për veten dhe të fokusohet në përmirësimin e shëndetit.

Ylli televizv, Kourtney Kardashian, ka qenë përkrah bashkëshortit kur ishte shtruar në spital në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.

Ai kishte pankreatit, i cili është një inflamacion i pankreasit, dhe më pas shpjegoi situatën në rrjetet sociale.

Travis dhe Kourtney (Foto: Wire Image)

“Të hënën iu nënshtrova një endoskopie që më bëri të ndihem mirë. Por pas darkës pata dhimbje torturuese dhe që atëherë jam shtruar në spital”.

“Gjatë endoskopisë, më hoqën një polip shumë të vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit. Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë që më rrezikoi jetën. Unë jam shumë, shumë mirënjohës që me trajtimin intensiv aktualisht jam shumë më mirë”, deklaroi artisti.

Ai dhe Kourtney u martuan disa muaj më parë në një ceremoni të veçantë me miqtë dhe familjen në Itali.

Go to TOP