Transformimi i klinikës së Gjinekologjisë, ministrja Haxhiu falënderon ministrin Vitia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka falënderuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për siç thotë punën e jashtëzakonshme në dikasterin që ai drejton.

Kjo duke iu referuar riinfrastrukturimit të Klinikës së Gjinekologjisë, për të cilën Haxhiu thotë se është transformim për t’u duartrokitur.

”Klinika e Gjinekologjisë – Transformim për tu duartrokitur

Deri më sot, Klinika e Gjinekologjisë ka qenë ambient i cili kërkonte transformim të domosdoshëm si për nga nevojat e fëmijëve që vijnë në jetë po ashtu edhe për lehonat.

Tri herë kam qenë paciente edhe vet në këtë klinikë, kam parë nga afër kushtet e rënda, sfidat dhe nevojat e pacientëve por edhe stafit mjekësor.

Ishte kënaqësi e veçantë sot të shoh nga afër transformimin e kësaj klinike. Infrastrukturë moderne e hapësira të pastërta. Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më, më shumë se dy lehona. Mjetet dhe kushtet e përmirësuara në punë do të shtojnë edhe angazhimin e stafit shëndetësor.

Përgëzoj dhe falënderoj ministrin e Shëndetësisë për punën e jashtëzakonshme”.

Go to TOP