Trajtohet me zhavorr rruga e blegtorit më të madh në Komunën e Podujevës

Sot gjatë ditës drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, ka vizituar fshatin Metergoc, aty ku rruga “Jahë Bilalli” është trajtuar me zhavorr, janë vendosur gypat atmosferik dhe janë hapur kanalet anësore të rrugës. 

Blegtori, Osman Bilalli cili jeton në këtë rrugë mban mbi 120 krerë lopë. Ai u shpreh shumë i lumtur dhe mirënjohës ndaj komunës për realizimin e këtij projekti që lehtëson dukshëm punën e tij. 

Fermeri Bilalli thotë se për shkak të rrugës që deri tash ishte e pakalueshme, ishte detyruar ta humbte qumështin, sepse grumbulluesit e qumështit e kishin të vështirë qasjen te ferma e tij. 

Në këtë rrugë me gjatësi mbi 1.5 km janë edhe dy bletarë. 

Krahas kësaj rruge, me zhavorr tash është duke u punuar edhe në rrugën lidhëse Orllan-Bllatë me gjatësi 4.2 km. 

Drejtori Selimi njoftoi se në kuadër të kontratës për trajtimin e rrugëve me zhavor sivjet janë ndarë 160 mijë euro. /Kosova.info/

Go to TOP