Trajneri i PSV kërkon fitore ndaj Girona

Trajneri i PSV Eindhoven, Peter Bosz, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe vlerësoi cilësitë e Girona, duke e përshkruar si një ekip që synon t`i dominojë kundërshtarët.

Skuadra holandeze po përgatitet të përballet të martën me Girona në Champions League, duke parë këtë sfidë si një mundësi për t’u rikthyer në formë pas disfatës ndaj Ajax të shtunën.

“Ata kanë një stil loje që fokusohet në posedimin e topit, siç treguan edhe kundër Feyenoord, me njëmbëdhjetë këndore përballë asnjë për Feyenoord”, ka shpjeguar Bosz, duke vlerësuar gjithashtu vendin e tretë të arritur nga Girona në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar.

PSV ende nuk ka siguruar një fitore në fazën e grupeve të Champions League këtë sezon dhe për të avancuar më tej, duhet të fillojë të mbledhë pikë.

“Nuk mendoj aq larg”, ka thënë Bosz. “Ajo që duhet të ndodhë është të fitojmë nesër. Për pjesën tjetër, gjithçka është e re edhe për mua, është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Kemi dy pikë nga tre ndeshje të vështira. Tani vijnë ndeshjet, veçanërisht ato në shtëpi, që duhet t’i fitojmë”.

Go to TOP