Trajneri i Lirisë: Sot iu treguam të gjithëve si fitohet një skuadër e Superligës

Trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi, tregoi se e kanë studiuar mirë skuadrën e Ferizajt.

Rexhepi theksoi pas ndeshjes se fitoren ua dedikon tifozëve prizrenas.

“Realisht ka sukses mbi sukses, po shumë e rëndë me fut një skuadër prej barazhit në Superligë, sot i treguam gjithë Kosovës si duhet një skuadër për të hyrë në Superligë”, tha Rexhepi.

“Sot iu treguam të gjithëve si fitohet një skuadër e Superligës, e kemi ditë Ferizaj që luan me 3-5-2, i kemi bllokuar sulmin”.

“Jam tepër i lumtur, se kur je shumë i gëzuar mundesh me jap deklaratë të fortë. Do të bëjë analizë të gjithë sezonit, fitoren ua dedikoj tifozëve prizrenas, ‘Arpagjikëve’, nuk na ka lënë asnjëherë të dorëzohemi dhe familjes sime”.

Go to TOP