Trajkoviq nuk beson se do të ketë zgjedhje në veri më 18 dhjetor
Politikania serbe, Rada Trajkovic në një intervistë për RTK, është shprehur e bindur se nuk do të mbahen zgjedhjet me 18 dhjetor në katër komunat veriore të Kosovës. Sipas saj, edhe ata serbë që do të donin të bëheshin pjesë e procesit nuk do të guxonin. Trajkovic është shprehur e gatshme të marr postin e deputetes së Kuvendit të Kosovës nëse për emrin e saj do të vendoste KQZ-ja.
Në këtë intervistë në RTK, politikania serbe tha se fatkeqësisht veriu prej kohësh është kontrolluar nga grupet, ku lideri kryesor, sipas saj, është shefi i mafisë serbe, Millan Radoiçiq.
“Natyrisht që serbet në veri do të sillen ashtu siç i marrin udhëzimet pikërisht nga ai dhe kjo do të thotë që nuk mund të shprehin dëshirën e tyre se çfarë do të dëshironin ata, dhe si do të dëshironin ata të zhvillohej situata në katër komuna në veri”, tha tutje ajo.
Trajkovic tha se disa prej të larguarve serb nga institucionet i kanë shprehur asaj brengën e shqetësimin për ekzistencën e tyre.

Prev Post
PDK thërret konferencë për media
