Tragjike në Tiranë! Pedagogu amerikan mbyt me litar gruan, dy qentë dhe më pas veten

Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin e kryeqytetin. Një amerikan mbyti me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Laprakë të Tiranës. Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.

Gazetari Besar Bajraktaraj thotë se viktimat janë Indah Lilis Sartika Saragih dhe Matthew James Wertz, 55-vjeç. Ky i fundit punonte si pedagog në një shkollë private në kryeqytetin shqiptar.

Sipas gazetarit, ishte drejtori i shkollës në fjalë i cili gjeti trupin e pajetë të pedagogut, pasi 55-vjeçari nuk kishte shkuar në punë.

Më pas në vendngjarje shkoi policia, e cila zbuloi trupin e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

Pasi mbyti gruan, Matthew James Wertz e mbuloi trupin e saj me rroba dhe sipër tyre vendosi 2 qentë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. /tvklan.al/

Go to TOP