Tottenham përforcohet me mbrojtësin japonez Kota Takai
Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të ri japonez, Kota Takai, nga skuadra Kawasaki Frontale.
Futbollisti njëzetvjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.
Edhe pse shuma e transferimit nuk është bërë publike nga klubi, sipas mediave britanike Tottenham ka paguar rreth pesë milionë funte, apo rreth gjashtë milionë e tetëqind mijë dollarë amerikanë.
Takai është produkt i akademisë së Frontale dhe këtë vit ka qenë pjesë e ekipit që arriti deri në finalen e Champions League të Azisë Elite, të cilën e humbi kundër Al Ahli të Arabisë Saudite me rezultat 2-0. Ai ka bërë gjithashtu katër paraqitje me Kombëtaren e Japonisë.
Ky është përforcimi i tretë në qendër të mbrojtjes për Tottenham gjatë kësaj vere, pas ardhjes së kroatit Luka Vuskovic nga Hajduk Split dhe francezit Kevin Danso, që u transferua përfundimisht nga Lens pas huazimit.
Tottenhami e mbylli sezonin e kaluar me sukses në Evropë, duke fituar Europa League, por pati një edicion zhgënjyes në kampionatin anglez, ku përfundoi në vendin e shtatëmbëdhjetë, rezultati më i dobët në pothuajse pesëdhjetë vjet.
