Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh në Ballkan se Kosovën
Kongresisti amerikan Ritchie Torres e ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i fortë i SHBA-së në rajon. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka theksuar ai.
Kongresisti amerikan Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Torres u shpreh i nderuar për takimin me Presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë m
mes dy vendeve.

“Si Bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me Presidenten Vjosa Osmani të Kosovës…Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka theksuar Torres përmes një postimi në rrjetet sociale.
