Top 10 futbollistët nën 21 vjeç me kontributin më të madh të golave në sezonin e fundit, Valmir Veliu pjesë e listës së bashku me yjet si Haaland, Vinicius Jr e Adeyemi
Kampionatet evropiane janë në përfundim e sipër, pasi thuajse në gjithë Evropën kanë mbetur edhe dy eventualisht tri xhiro për t’u kryer edicioni 2021/22.
Shumë emra kanë spikatur gjatë këtij sezoni nëpër klube të ndryshme, ku na pret një verë shumë e nxehtë sa i përket transferimeve.
Erling Haaland tanimë ka kompletuar transferimin te Manchester City, njësoj si Karim Adeyemi te Borussia Dortmund.
TechnoSport, ka publikuar një listë prej 10 lojtarëve nën 21 vjeçar që kanë kontribuar më së shumti këtë sezon në gola dhe asistime në kampionatet evropiane.
Shumë emra të njohur janë në këtë listë si Vinicius Junior i Real Madridit që mbanë pozitën e parë me 18 gola e 19 asistime apo Erling Haaland në të dytin me 28 gola e tetë asistime.
Në këtë listë bën pjesë edhe ylli i Llapit dhe Përfaqësueses U21 të Kosovës, Valmir Veliu. 21-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Llapin, ku ka arritur deri më tani të shënoj nëntë gola dhe të asistoj në 16 të tjerë mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës.
Sigurisht që pas kësaj forme fantastike të tij do të ketë shumë skuadra evropiane që do të kërkojnë transferimin e llapjanit gjatë verës.
Më poshtë keni 10 futbollistët U21 me më së shumti gola e asistime në kampionatet evropiane:
Vinicius Junior, Real Madrid – 18 gola e 19 asistime
Erling Haaland, Borussia Dortmund – 28 gola e 8 asistime
Karim Adeyemi, RB Salzburg – 23 gola e 8 asistime
Charles De Ketelaere, Club Brugge – 18 gola e nëntë asistime
Joshua Zirkzee, RSC Anderlecht – 17 gola e 10 asistime
Liel Abada, Celtic – 15 gola e 11 asistime
Adam Hlozek, Sparta Pragë – 11 gola e 15 asistime
Phil Foden, Manchester City – 14 gola e 11 asistime
Noah Okafor, RB Salzburg – 14 gola e 11 asistime
Valmir Veliu, FC Llapi – 9 gola e 16 asistime