Tonelata kokainë me vlerë qindra miliona euro kapen mes bananeve nga Kolumbia

Tonelata kokainë me një vlerë rruge prej rreth 302 milionë paund (400 milionë dollarë) janë sekuestruar nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Më shumë se 3.7 ton hidroklorur kokaine të fshehura brenda një kontejneri me 20 paleta banane u kapën në Southampton Docks.

Paletat u inspektuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit ku u zbulua se në 5 prej tyre kishte pluhur të bardhë. Pas analizave u zbulua se ky pluhur kishte prani të hidroklorurit të kokainës – e cila përdoret për prodhimin e kokainës.

Kontejneri kishte mbërritur së fundmi nga Kolumbia, dhe ngarkesa zbarkoi më 17 mars.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel përshëndeti konfiskimin e madh, duke thënë: “Kjo është sekuestrimi më i madh i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2015. Ajo duhet të shërbejë si një paralajmërim për këdo që përpiqet të kontrabandojë drogë ilegale në vend se ne jemi gati t’i marrim ato”

Ende nuk dihet se për llogari të kujt po vinte sasia e madhe e kokainës.

Go to TOP