Lirohet nga ndalimi policor Nuredin Lushtaku

Ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku, është liruar nga ndalimi policor.

Këtë e konfirmoi për Kosova.info avokati i tij Artan Qerkini.

Lushtaku dyshohet se ishte përfshirë mbrëmë rreth mesnatës në Skedneraj, në një përleshje me armë ku u plagosën dy zyrtarë policorë.

Por, se ishte përdorur arma nga ana e ish-nënkryetarit të Skenderajt kjo u mohua nga Qerkini.

Ai tha për Kosova.info se, klienti i tij nuk e kishte përdorur armën në rast.

Go to TOP