Tiranë: Autobusi bie në lum, dyshohet për të lënduar

Një autobus i mbushur me pasagjerë i linjës së Unazës dhe një makinë kanë përfunduar në Lumin e Lanës pasi janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç mund të shihet autobusi ka përfunduar mbi makinën e përmbysur në lumë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të pasdites së kësaj të premteje në zonën e njohur si “Kinema Agimi” në kryeqytet. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar. Tvklan.al sjell pamje dhe video nga kjo ngjarje.

Go to TOP