Tirana ndahet me Ardian Nuhiun, rikthen Orges Shehin në pankinë
Tirana ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu si dhe për zyrtarizimin e rikthimit të Orges Shehit në krye të pankinës.
Në komunikatën zyrtare, klubi “bardheblu” ka falënderuar Nuhiun për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës.
“Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, thuhet në komunikatën e Tiranës.
Menjëherë pas largimit të Nuhiut, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Shehit.
“Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues”, ka shkruar Tirana.
Të dy trajnerët kanë drejtuar më herët edhe klube të Superligës së Kosovës.
