Tifozët e Anglisë dhe të Serbisë përplasen në Gelsenkirchen

Një tifoz i Anglisë dhe një oficer policie kanë mbetur të plagosur pasditen e të dielës në Gelsenkirchen.

Policia e Gjermanisë ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, të cilët janë përleshur. 

Anglia dhe Serbia ndeshen sonte në Gelsenkirchen në një përballje futbollistike në kuadër të Grupit C në Euro 2024. 

Sipas “The Guardian”, një grup huliganësh, që besohet se mbështesin Anglinë, janë parë nga “vëzhguesit” e policisë britanike duke nxituar drejt një lokali në të cilin rreth tridhjetë tifozë serbë po pinin. Pastaj protagonistët e dhunës janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa mbërritën rreth 200 policë gjermanë.

Go to TOP