“Ti, veç mshele ti!”, deputetja e PDK-së i drejtohet dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka pohuar sot që është këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Dejona Mihali, ajo që e kontrollon sferën politike në Kosovë.
“Dejona Mihali e cila nuk është as ministre, as deputete, madje nuk mban asnjë pozitë drejtuese në Republikën e Kosovës – absurditet që ndodh vetëm në Kosovën që e udhëheq Albin Kurti”.
Pasi shtroi disa pyetje në lidhje me Mihalin dhe e përfundoi fjalën e saj, ajo iu drejtua dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje që ta qepë gojën.
