Thunder një hap larg fazës tjetër të Playoff

Ekipi i Oklahoma City Thunder ka fituar edhe ndeshjen e tretë kundër New Orleans Pelicans me rezultatin 85-106.

Fituesit u udhëhoqën nga Shai Gilgeous Alexander me 24 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa tek humbësit u dallua Brandon Ingram me 19 pikë dhe 4 kërcime.

Ndeshja e radhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet në mëngjesin e së martës me kohën tonë lokale dhe nëse Thunder e fiton takimin kualifikohet në fazën e çerekfinales.

Go to TOP