“Thuaj lutjen e fundit se do të të vras”/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse e studentit të marrë peng në Tiranë

Janë zbardhur detaje të tjera, përfshi edhe dëshminë e 20-vjeçarit të marrë peng të hënën në Tiranë. Ai u mor peng në Rrugën e Kavajës, teksa ishte duke pritur një shok në krah të rrugës, me bllokazhin e makinës të ndezur. Një moment, në makinë është futur një i panjohur dhe duke i drejtuar armën i ka kërkuar të lëvizë makinën.

Ndër të tjera, i riu ka dëshmuar në polici:

Kisha ndaluar me makinën time tip BMË X3 në rrugën e Kavajës, përballë (….. … ….. Bank). Dyert e makinës ishin pa siguresë dhe në vendin e pasëm të pasagjerit futet një person dhe duke bëritur më thotë ec ec ec. Më vuri pistoletën në ije dhe pastaj i dhash makinës, eca. U nisëm në në drejtim të Zogut të Zi dhe pastaj në Kamzë. Gjatë kohës që ishim në makinë më kërkoi që të hiqja kodet nga celulari im tip Samsung dhe më mori portofolin.

Më pas, i riu tregon se pengmarrësi e pyeti nëse ishte duke agjëruar, dhe kur ka marrë përgjigjen “po”, i ka thënë tani thuaj “lutjen e fundit se do të të vras”.

Dëshmia vijon:

Më tha që ishte i dënuar nga gjykata për krime të rënda dhe nëse kapej rrezikonte 40 vite burg pastaj nëse shkoja në polici ai do të vriste policin dhe mua. Pastaj më pyeti nëse isha duke agjëruar. Kur i thash po, me tha thuaj lutjen e fundit se tani do të të vras. Nuk më qëlloi. Gjatë gjithë rrugës i thosha që të merrte makinën dhe çfarë donte dhe të më linte të ikja, por nuk pranoi. Kur shkuam në Kamzë me futi në disa rrugica aty dhe më tha të ndaloj. Më tha të hapja xhamin e makinës dhe një moment doli nga makina duke ardhur nga pas në drejtim të vendit të shoferit. Aty i dhash gaz makinës dhe ika me shpejtësi.

Go to TOP