Thirrje për OJQ-të: Prishtina ofron përkrahje financiare për projekte sociale dhe familjare

Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Kryeqytetit ka shpallur thirrje publike për përkrahje financiare për organizatat joqeveritare (OJQ) që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare për individët, familjet dhe grupet në nevojë në Prishtinë.

Kjo thirrje synon të mbështesë iniciativat që ndihmojnë në mbrojtjen sociale, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe fuqizimin e grupeve të cenueshme duke kontribuar kështu në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit.

Ftohen të aplikojnë të gjitha OJQ-të që veprojnë në këto fusha, duke paraqitur projektet e tyre për mbështetje financiare. Aplikimi bëhet përmes faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës, ku janë të detajuar kriteret dhe mënyra e aplikimit.

Për më shumë informata dhe për të aplikuar, vizitoni këtë link:

https://prishtina.rks-gov.net/thirrje-publike/thirrje-publike-per-mbeshtetje-financiare-te-projekteve-te-ojq-ve-per-sherbime-sociale-2

Afati për aplikim dhe detaje të tjera gjenden në thirrjen zyrtare të publikuar. /Kosova.info/

Go to TOP