Theret me thikë një person në Prishtinë, shkak i mosmarrëveshjeve në trafik
Është arrestuar i vet-dorëzuari në stacionin policor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur një person me thikë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë|, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.
