Gjendet pa shenje jete një person në shtëpinë e tij, në Banjë të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Istog.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:40 në Banjë të Istogut.

”Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP