Thellohet misteri mbi ministrin rus të mbrotjes, Sergei Shoigu

Misteri për ministrin e mbrotjes të Rusisë gjeneralin Sergei Shoigu është thelluar më shumë ditën e sotme, pasi vjaza e vogël e tij publikoi një mesazh të sinqertë duke thënë se ishte ‘krenar’ për të.

Disa burime janë shprehur se gjenerali 66 vjeçar është shkarkuar nga detyra nga presidenti rus Vladimir Putin, për shkak të dështimeve të forcave ruse në Ukrainë.

Disa të tjerë thonë se ai ka pësuar një atak në zemër.

Ndërsa vajza e tij Ksenia, 31 vjeçare ka shtuar më shumë misterin me postimin e publikuar në rrjete sociale ku shkruante:

”Krenaria ime, ylli im, udhërrëfyesi im. Krenar që jam vajza juaj’.

Arsyeja e supozuar e mesazhit të saj të papritur – pas një mungese në rrjetet sociale – ishte për të shënuar 31 vjetorin e karrierës së babait të saj.

’31 vite në qeveri. Pikërisht një vit më parë, ne xhiruam një film të tërë për këtë rrugëtim të gjatë dhe kishte kaq shumë histori interesante që nuk përshtateshin aty.’ shkruhej më tej në postimin e 31 vjeçares.

Megjithatë mesazhi nga vajza e tij, një eksperte financiare erdhi mes pasigurisë në rritje mbi rolin e Shoigut në luftë, pasi trupat e tij po akuzohen për ‘gjenocid’ .

Putini kishte pritur që ushtria e tij të pritej me lule në Ukrainë dhe të merrte kontrollin e vendit brenda disa ditësh dhe një raport pretendon se Shoigu ishte anashkaluar dhe tani ka vetëm një rol dytësor në minstri.

Sergei u shfaq për herë të fundit në funeralin e politikanit ultranacionalist të ekstremit të djathtë Vladimir Zhirinovsky më 8 prill.

Megjithatë, nëse Shoigu është në fakt i shëndetshëm dhe merr pjesë në këto mbledhje qeveritare për tema të tilla si zhvillimi i Arktikut, ‘politika humanitare’ e Rusisë dhe pagesat për punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me Covid, duket se ai nuk është më nën kontrollin e përditshëm të luftë, shkruan media britanike Dailymail.

Image

Image

Go to TOP