“The Red Dress – Projekt qëndisje 12 vjeçar, po vjen në Prishtinë!”

Projekti i Fustanit të Kuq, i ideuar nga artistja britanike Kirstie Macleod, përcjellë një platformë artistike për gratë në të gjithë botën, shumë prej të cilave janë të margjinalizuara dhe jetojnë në varfëri, për të treguar historitë e tyre personale përmes qëndisjes.

Gjatë 12 viteve, nga viti 2009 deri në vitin 2021, Fustani i Kuq udhëtoi nëpër botë duke u qëndisur vazhdimisht. I krijuar nga 73 copa mëndafshi, ky krijim është punuar nga 231 gra dhe 4 burra, nga 28 vende të botës, si nga Palestina, Ruanda, Kongo, Afrika e Jugut, Meksika, Egjipti, Japonia, Franca, Suedia, Argjentina etj… Ndër të tjerash, edhe gratë nga Kosova, kanë vendosur shenjën e tyre në këtë krijim artistik. Gratë kosovare të përfshira në këtë projekt, bëjnë pjesë në organizatën Sister Stich, grup refugjatësh femra që u larguan nga vendi gjatë konfliktit të armatosur në 1998-99. Tani të kthyer në qytetin e tyre të lindjes, Podujevë, këto gra po rindërtojnë jetën e tyre me ndihmën e qëndisjes. Për përvojën e tyre në projektin The Red Dress, Feride dhe Fatime Hallili nga Sister Stitch tregojnë se si krijuan një qëndisje të bukur me fije të bardhë duke karakterizuar zogjtë të cilët simbolizojnë kështu migrimin gjatë viteve 1990.

Një projekt qëndisje 12 vjeçar, fitues i çmimeve globale bashkëpunuese nga viti 2009 deri në vitin 2021, po vjen për publikun kosovar për të treguar historinë përmes artit të bashkuar të qëndisjes. /Kosova.info/

Go to TOP