Kosova

Thaqi: Mielli nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit por është donacion i pranuar nga “Jetimat e Ballkanit”

Sot gjatë ditës dega e LDK-së në Prizren përmes një komunikate për medie ka akuzuar LVV-në për blerje të votave në fshatin Skorobisht.

Rreth këtyre pretendimeve ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi, duke bërë me dije se mielli i shpërndarë sot në fshatin Skorobisht nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit, por është donacion i pranuar nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Reagimi i plotë:

Kulmi i marrëzisë është të thithësh kosin me pirun
Reagim me shkasë
Komandant (po ju drejtohem si ish ushtar ushtarakut ) ,Lufta e dinë ma mirë nuk mundë të fitohet vetëm me mjete propagandistike e ne veçanti të rreme ! Duhet futur në betejë, aty të populli !
Si pas logjikës së lajmit dhe portaleve të paguara i bije që qytetarët me kushte të rrënduara ekonomike për gjatë një muaji fushate zgjedhore nuk duhet të mbështetën e ndihmohen nga DPMS-ë !
E vërteta është se mielli nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit por është donacion i pranuar nga Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit e publikuar nga unë ne Facebook me 15.09.2021
(dhe gjatë mandatit time është donacioni i tret i pranuar nga kjo shoqatë)
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220166304496293&id=1486757386
Sa për informim dhe ri kujtesë vetëm nga fillimi i vitit e ne veçanti nga fillimi i Pandemisë COVID- 19, DPMS-ë ka pranuar deri tani donacione të shumta nga shumë organizata e shoqata bamirëse vendore dhe të huaja .Pako ushqimore, higjienike ,veshje dhe mbathje ,ushqim dhe mish ,madje individ edhe ushqim të gatuara dhe tj. Për çdo donacion ka shënime ,mirënjohje e falënderim publik dhe fotografi të postuara nga unë !
Komandant duhet ti tregoni qytetarëve se DPMS- ë vetëm për një vite ka shpenzuar mbi 500 000 euro me ndihma konkrete : mbi 7500 pako ushqimore dhe higjienike , 1700 familje me nga 3 m2 dru për ngrohje .
Si pas logjikës së shpifjes i bije që unë duhet ta akuzoj bashkë partiakun tuaj e ish drejtorin që ka shpërnda ndihma në kohë fushate të vitit 2019 .
Paraprakisht ju faleminderit për fushatën që po ma bëni pa pagës Komandant !
Fundja populli do më tregon a e meritoj a jo !
Ama dije Komandant po ta luajnë lojën ushtaret e tu , informacione të rrejshme po të sjellin nga beteja!!!

May be an image of 3 people, outdoors and text
May be an image of 3 people, people standing and text

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483