Thaçi: 385 raste të pickimit nga rriqrat, asnjë i hospitalizuar

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në pesëmujorin e parë të këtij viti në territorin e kësaj komune janë pickuar 385 persona, por asnjë nuk është i hospitalizuar.

Këto statistika janë bërë të ditura në mbledhjen e Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, ku është shqyrtuar dhe debatuar në bazë të raportit pesë mujor të dërguar nga QKMF.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjërata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave. Kjo padyshim ka ndikuar në informim edhe te familjarët. Po ashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave, të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike, janë faktorë që mbrojtën njerëzit që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është e tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha, që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat. /Kosova.info/

Go to TOP